njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
UT: Gati forma e vlerėsimit tė pedagogėve
Shtuar me date:2010-03-01 13:57:13

TIRANE – 1 mars (UT) - Universiteti i Tiranës ka përgatitur draftin e formës së vlerësimit të pedagogëve nga studentët, praktikë që do të nisë gjatë semestrit të dytë të këtij viti akademik. Sikurse ishte paralajmëruar edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, formulari është dërguar në fakultete për të marrë mendimin e pedagogëve dhe të studentëve. Me anë të kësaj forme vlerësimi, studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre, lëndët, si edhe infrastrukturën e departamenteve përkatëse, çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës.

Pas vendimit të senatit akademik për hartimin e kësaj forme vlerësimi, ajo u është shpërndarë të gjitha fakulteteve për mendim dhe duke marrë parasysh vërejtjet dhe sygjerimet e tyre është hartuar forma përfundimtare, që më pas do t'u shpërndahet sërish fakulteteve për t'u përdorur gjatë provimeve të fundit të semestrit të dytë të këtij viti akademik.

Përpara çdo provimi, studentët do të plotësojnë formularin duke vlerësuar çdo pedagogë dhe çdo lëndë që kanë kryer, të dhëna që më pas do të grumbullohen nga rektorati dhe fakultetet e Universitetit të Tiranës me qëllim identifikimin e problematikave dhe marrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë zvogëlimin e tyre.
Gjeni bashkangjitur formën e vlerësimit që do të plotësojnë studentët.

Universiteti i Tiranës
Zyra e Shtypit
Ardit Bido

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008