njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Udhezim per tatim mbi vleren e shtuar
Shtuar me date:2010-04-28 10:22:53

UDHËZIM  Nr.2, datë 28.1.2010  PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.17, DATË 13.5.2008 "PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR", I NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", i ndryshuar, Ministri i Financave

UDHËZON:

Në udhëzimin nr.17, datë 13.5.2008 "Për TVSH-në" bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Në pikën 1.1, b) paragrafi i dytë riformulohet si më poshtë:
"Tatimpaguesit importues, që kanë vendndodhje të biznesit në Malësinë e Madhe, Sarandë, si dhe që realizojnë një qarkullim më të vogël se 5 milionë lekë në çdo vit kalendarik.".
Pikën 8.1.1 "Vlera minimale e tatueshme e ndërtimit të banesave" ndryshohet si më poshtë:
Në bazë të nenit 27/1 të ligjit, vlera minimale e tatueshme në procesin e ndërtimit të banesave, bazohet në çmimin minimal fiskal dhe sipërfaqen e ndërtimit.
Çmimi orientues minimal fiskal, për procesin e ndërtimit të banesave, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas këshillimit me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë.
Përcaktimi i kostos reale për efekt të llogaritjes së detyrimeve tatimore në sektorin e ndërtimit, të investimeve private apo publike, do të përcaktohet në bazë të metodologjisë së dhënë në vendimin e Këshillit të Ministrave "Për përdorimin e manualit teknik të çmimeve të punimeve të ndërtimit". Metodologjitë e llogaritjes së kostos minimale fiskale, çmimit dhe fitimit minimal fiskal për efekt të llogaritjes së detyrimeve tatimore në sektorin e ndërtimit, të investimeve private apo publike, të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, do të shërbejnë si metodologji alternative të vlerësimit të parë.
Në pikën 8.1.2. "Mënyra e zbatimit të TVSH-së në ndërtim" germa (b) ndryshon si më poshtë:
b) Kur shoqëritë e ndërtimit të licencuara profesionalisht, do të ndërtojnë objekte për qëllim përdorimi në funksion të aktivitetit të tyre të tatueshëm (jo për furnizime të përjashtuara) kemi të bëjmë me vetëfurnizim të ndërtesave. Për çdo muaj, shoqëria ndërtuese përpilon situacionin e punimeve të kryera. Bashkëngjitur çdo situacioni mujor, do të jetë detyrimisht edhe fatura tatimore. Personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë TVSH-në çdo muaj kalendarik. Fatura tatimore e përpiluar si më sipër, regjistrohet njëkohësisht në librin e blerjeve dhe të shitjeve të shoqërisë.
Lejohet kreditimi i TVSH-së së paguar në blerjet e bëra për këtë qëllim. Kreditimi lejohet i plotë për rastet kur personi i tatueshëm kryen aktivitet ekonomik plotësisht të tatueshëm, si dhe i pjesshëm kur kryhen aktivitet pjesërisht të tatueshëm. Është kusht që ndërtesat e kësaj natyre duhet të jenë të destinuara për kryerjen e aktiviteteve të tatueshme nga vetë shoqëria. Gjithashtu ndërtesat duhet të jenë të një tipi të tillë, që natyra dhe qëllimi i përdorimit të tyre të shpallen dhe aprovohen në lejen e ndërtimit të dhënë nga organet e qeverisjes vendore.
Pika 8.1.3 riformulohet sa më poshtë:
8.1.3 "Furnizimi i dhënies me qira të ndërtesave".
"Pavarësisht nga përjashtimet e parashikuara në nenin 20 të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", të ndryshuar, personi i tatueshëm gëzon të drejtën që në bazë të kërkesës së tij pranë organit tatimor, dhënia me qira e ndërtesave që ai furnizon, sipas pikës 3 të këtij neni, të mos e trajtojë si furnizim i përjashtuar, por ta konsiderojë furnizim i tatueshëm, sipas nenit 16 të ligjit "Për TVSH-në". Në këto raste, subjekti furnizues depoziton një kërkesë me shkrim pranë drejtorisë rajonale tatimore ku deklaron se qiradhënia do të trajtohet si furnizim i tatueshëm, duke deklaruar edhe të dhënat e subjektit qiramarrës (emri, NIPT, adresa etj).
Në rast se qiradhënësi kryen furnizim qiradhënie për subjekte të cilat ushtrojnë aktivitet të përjashtuar me ligj nga TVSH-ja (të tilla, si aktivitete lojëra fati, shërbim financiar etj.) qiradhënia trajtohet si furnizim i tatueshëm, vetëm në rast se në kontratën e qiradhënies, palët kanë rënë dakord se qiradhënien do ta trajtojnë si furnizim të tatueshëm me TVSH. Në këto raste, tatimpaguesi qiradhënës duhet të depozitojë, përveç kërkesës me shkrim pranë organit tatimor edhe kontratën e qirasë. Mungesa e kontratës, nuk i jep të drejtën e trajtimit të qiradhënies si furnizim i tatueshëm.
Pika 8.4 "Shërbimet postare" ndryshohet si më poshtë
Shërbimi i furnizimit të pullave të postës për përdorim për shërbime postare dhe pullave të tjera të ngjashme, përjashtohen nga TVSH-ja. Por, në qoftë se posta bën importe apo kryen edhe shërbime të tjera postare, dhe qarkullimi vjetor kalendarik i saj është më i madh se 5 milionë lekë, ajo duhet të regjistrohet dhe të paguajë TVSH-në.
Pika 9.5.3. "Rregulla të përgjithshme" riformulohet si më poshtë:
9.5.3. Rregulla të përgjithshme
a) Furnizuesit kryesorë, në varësi të marrëdhënieve që vendosin me furnizuesit e ndërmjetëm të tyre, zgjedhin njërën nga dy mënyrat e mësipërme të faturimit, të përc aktuara në pikat 9.5.1 ose 9.5.2 më lart, por jo të dy mënyrat njëkohësisht.
b) Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të cigareve, për çdo lloj cigareje dhe çdo lloj pakete, përcaktohet nga furnizuesit kryesorë.
c) Furnizuesit kryesorë janë të detyruar të deklarojnë çmimin maksimal të shitjes me pakicë për çdo lloj pakete dhe çdo lloj cigareje. Deklarata e ndryshimit të çmimit të shitjes me pakicë për çdo lloj cigareje dhe pakete, duhet të dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar furnizuesi kryesor, jo më vonë se 10 ditë para datës së aplikimit të çmimit të ri maksimal të shitjes me pakicë.
ç) Furnizuesit kryesorë janë të detyruar të publikojnë deklaratën e ndryshimit të çmimit maksimal të shitjes me pakicë për çdo lloj cigareje dhe pakete në jo më pak se dy gazeta ditore nacionale dhe jo më vonë se 5 ditë nga data e aplikimit të çmimit të ri. Për efekte marketingu çmimet maksimale mund të vazhdojnë të publikohen në çdo media të shkruar apo elektronike për aq kohë sa ato çmime janë në fuqi.
d) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e detyruar të publikojë në faqen e saj të internetit çmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë të cigareve jo më vonë se dy ditë para datës së zbatimit të çmimeve të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të publikojë çmimet maksimale të shitjes me pakicë të cigareve në çdo formë tjetër publikimi.
dh) Ndalohet shitja e cigareve me çmim më të lartë se çmimi maksimal i shitjes me pakicë, i deklaruar sipas pikave a-d më lart. Drejtoritë Rajonale Tatimore kontrollojnë zbatimin e çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të cigareve. Shitja e një pakete cigare me çmim më të lartë se çmimi i deklaruar, konsiderohet shkelje.
e) Tatimpaguesit që kanë gjendje malli në magazinë deri në hyrjen në fuqi të skemës, e faturojnë atë për furnizuesin e tyre, me çmimin e blerjes. Furnizuesi kryesor e rifaturon këtë sasi ndaj furnizuesve të tjerë, në përputhje me procedurat e parashikuara në këtë udhëzim. Njësitë e shitjes me pakicë, jo subjekte të TVSH-së, nuk kanë detyrim të faturojnë për furnizuesit e tyre. Gjithë ky proces vazhdon deri sa faturimi përfundon tek furnizuesi kryesor.
Pas pikës 13.4 shtohet pika 13.5 me këtë përmbajtje:
Subjektet e regjistruara pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj duhet të dorëzojnë elektronikisht një kopje të regjistrimeve mujore në librin e blerjeve dhe të shitjeve të muajit janar 2010 brenda datës 14 shkurt 2010. Për periudhat e tjera, dorëzimi në mënyrë elektronike i librit të blerjes dhe shitjes do të bëhet brenda datës 5 të çdo muaji. Këto dokumente tatimore do të ngarkohen dhe dërgohen elektronikisht në adresë të organeve tatimore.
Për subjektet e regjistruara për TVSH-në, si dhe subjektet e regjistruara pranë Drejtorisë Rajonale të Rretheve, një kopje e regjistrimeve mujore të tatimpaguesit në librin e blerjeve dhe të shitjeve, do të ngarkohen dhe dërgohen elektronikisht brenda datës 5 të çdo muaji në adresë të organeve tatimore, duke filluar nga afatet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Formati elektronik i librave të blerjes dhe shitjes, dhe formulari i deklarimit dhe pagesës së TVSH-së është sipas tabelave bashkëlidhur këtij udhëzimi.
Në pikën 19.4/1, në nënndarjen e dytë, pas fjalisë "Në këtë rast TVSH e paguar për blerje kreditohet menjëherë, me kushtin që ai të përdoret vetëm për nevoja të veprimtarisë ekonomike të tatueshme dhe për asnjë nevojë tjetër." shtohet fjalia "Për veprimtaritë e mëposhtme të listuara sipas kategorive do të lejohet kreditimi i TVSH-së në blerje të gazoilit deri në normativat e përcaktuara në pikën 19.5 të këtij udhëzimi".
Pas pikës 19.4 të udhëzimit për TVSH-në, shtohet pika 19.5 me këtë përmbajtje:
Pika 19.5 "Raste të veçanta për trajtimin e së drejtës për kreditimin e TVSH-së".
Kreditimi i TVSH-së në blerje të gazoilit të kryera për qëllime të veprimtarive ekonomike të ndërtimit, transportit dhe tregtisë të kategorizuara si më poshtë është i lejueshëm deri në normativat e përcaktuara mbi bazën e treguesit të përcaktuar sipas peshës specifike që blerjet për gazoil zënë, në raport me qarkullimin e kryer për qëllime të aktivitetit. (Qarkullimi është përkufizuar në udhëzimin e Ministrit të Financave "Për TVSH")

NORMATIVAT E HARXHIMIT TË KARBURANTIT

I. NDËRTIM

a. Prodhim materiale inerte deri më 25%
b. Ndërtim shtrim rrugësh deri më 20%
c. Ndërtim banesash dhe objektesh të ndryshme deri më 6%
d. Prodhim betoni deri më 14 %

II. TRANSPORT
a. Transport udhëtarësh deri më 18 %
b. Transport mallrash deri më 15%
III. TREGTI deri më 3%
IV: PËR TË GJITHA AKTIVITETET E TJERA JO TË LISTUARA NË KËTË PIKË
deri në 2%
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


MINISTRI I FINANCAVE
Ridvan Bode


Libri i Blerjeve
Shoqëria Emri i Shoqërisë
Nipti Nipti i Shoqërisë
Viti Viti për te cilin plotësohet libri (yyyy)
Muaji Muaji për te cilin plotësohet libri - muaji nga 01 deri 12

Pa veprimtari Plotëso PO nëse gjate muajit nuk është bere asnjë transaksion.

Fatura Shitësi Totali Blerjeve (përfshirë TVSH) Blerjet
Nr Faturës Numri Serial Data (dd/mm/yyyy) Emri tregtar / personi Rrethi NIPT /Kodi Fermerit Te përjashtuara,me TVSh jo te zbritshme dhe pa TVSH Importe Nga Furnitorë Vendas Nga Fermerët vendas
Vlera e Tatueshme TVSh Vlera e Tatueshme TVSh Vlera e Tatueshme TVSh
a b c d e f g=(h+i+j+k+l+m+n) h i j k l m n


Shuma totale
Kutia sipas Formularit te Deklarimit dhe Pagesës se TVSH-se kutia (13) kutia (14) kutia (15) kutia (16) kutia (17) kutia (18) kutia (19)


Emri Mbiemri

Shpjegim:
Ne rastin kur ky libër do te printohet, për qëllime te ruajtjes/ mbajtjes se dokumentacionit, çdo faqe e printuar duhet te këtë ne krye përmbajtjen / rreshtat nga 1 ne 12.
Nr i rreshtave mund te shtohet ne përputhje me nr e transaksioneve


Libri i Shitjeve
Shoqëria Emri i Shoqërisë
Nipti Nipti i Shoqërisë
Viti Viti për te cilin plotësohet libri (yyyy)
Muaji Muaji për te cilin plotësohet libri - muaji nga 01 deri 12

Pa veprimtari Plotëso PO nëse gjate muajit nuk është bere asnjë transaksion.

Fatura Blerësi Totali Shitjeve Shitjet e përjashtuara Eksporte /Furnizime me 0% Shitje

Nr Faturës Numri Serial Data (dd/mm/yyyy) Emri tregtar /personi Rrethi NIPT Vlera e Tatueshme TVSh
a b c d e f g= (h+i+j+k) h i j k





Shuma totale
Kutia sipas Formularit te Deklarimit dhe Pagesës se TVSH-se kutia (9) kutia (10) kutia (11) kutia (12)


Emri Mbiemri

Shpjegim:
Ne rastin kur ky libër do te printohet, për qëllime te ruajtjes/ mbajtjes se dokumentacionit, çdo faqe e printuar duhet te këtë ne krye përmbajtjen / rreshtat nga 1 ne 12.
Nr i rreshtave mund te shtohet ne përputhje me nr e transaksioneve










Copyright 2009 - www.ligjet.org

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008