njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
MASH gati testet e Gjuhes Shqipe dhe Letersise
Shtuar me date:2010-05-25 15:14:10


TIRANE – 25 maj ( MASH ) - Sot në mjediset e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve (AVA)  nisi procesi i hartimit të testeve të provimit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi për Maturën Shtetërore 2010.

Dy Përcaktuesit e Testeve Përfundimtare (PTP) janë ndër specialistët më të mirë të kësaj fushe, të përzgjedhur nga Komisioni i Maturës Shtetërore pas seleksionimit të kandidaturave të propozuara nga të gjitha DAR/ZA-të.

AVA tashmë ka në dispozicion një fond pyetjesh, rreth 20-fish të testit (500 pyetje), të përshkallëzuara sipas nivelit të nxënësve, të përgatitura nga specialistët më të mirë të arsimit.


Përcaktuesit e Testeve do të hartojnë variantin përfundimtar të testeve të Gjuhë Shqipe dhe Letërsi për provimin e detyruar të MSH-së.

Më tej grupi i punonjësve teknikë të AVA-s do të realizojë shumëfishimin, paketimin, përgatitjen e barkodeve, përpilimin e listave për çdo mjedis dhe klasë ku do të zhvillohet Provimi i Detyruar i Maturës Shtetërore.

MASH ka përcaktuar edhe afatet kohore për tërheqjen e testeve pranë AVA-s për shpërndarjen në çdo DAR/ZA dhe janë marrë të gjitha masat e sigurisë për shoqërimin e materialeve të provimit drejt destinacionit.

Nga dita e sotme pjesë e sigurisë është edhe ruajtja e mjediseve të AVA-s nga forcat e Policisë së Shtetit.

Burimi; Ministria e Arsimit dhe Shkences
Zyra e Shtypit
Albana Mustafaraj

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008