njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Testi i Gjuhes Shqipe ne Provimin e Lirimit
Shtuar me date:2010-06-07 17:04:27

TIRANE – 7 qershor ( MASH ) - Sot u zhvillua në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit Provimi i Lirimit pwr lwndwn Gjuha Shqipe, testimi i parë ky për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në këtë sistem arsimor.

Provimi filloi në orën 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 orë e gjysëm, u zhvillua normalisht.

Në provim morën pjesë 55.508 nxënës në të gjithë vendin,të vendosur në 680 mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Testi përmbante 25 kërkesa nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Pranë çdo Drejtorie Arsimore në vend është ngritur një komision vlerësimi me mësuesit më të mirë, të trajnuar nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA) dhe Drejtoritë Arsimore.


Procesi i provimit të Gjuhës Shqipe u monitorua dhe do të vlerësohet nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në vend.

Nxënësit dhe të gjithë të interesuarit kanë mundësi të gjejnë përgjigjet në faqen e internetit të MASH-it me adresë (www.mash.gov.al).

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkences
Zyra e Shtypit
Brikena Kollcinaku

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008