njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
UT-ETS, nisin testet e TOEFL, ITP & TOEIC
Shtuar me date:2011-05-20 19:15:45

TIRANE – 20 maj ( UT ) - Më 5 Prill 2011, Universiteti i Tiranës nënshkroi zyrtarisht Memorandumin e Bashkëpunimit me parnterin e njohur ndërkombëtar ETS Global për marrjen e të drejtës së certifikimit të gjuhës angleze për të gjithë studentët shqiptarë.

Të dyja institucionet ranë dakord në drejtim të ndërtimit të një partneriteti afatgjatë për ofrimin e testeve të gjuhës angleze.

Ky bashkëpunim vjen menjëherë pas ndryshimeve të reflektuara në Ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri, veçanërisht në drejtim të përcaktimit të detyrimit të marrjes së testit ndërkombëtar të gjuhës Angleze gjatë ndjekjes së studimeve pasuniversitare: Master dhe Doktoraturë.

Në bazë të marrëveshjes, Universiteti i Tiranës ka të drejtën ekskluzive të ofrimit në të gjithë vendin të dy testeve të njohura ndërkombëtarisht TOEFL ITP dhe TOEIC (në formatin paper-based).

Ky partneritet ka krijuar mundësi dhe kushte të tjera lehtësuese në drejtim të ofrimit të testeve të standardizuara të gjuhës angleze në një kosto më të ulët për të gjithë studentët shqiptarë.

Bashkëpunimi do të vijojë edhe në drejtim të ofrimit të shërbimeve të tjera të standardeve ndërkombëtare që ofron ETS Global.

Testi i TOEFL ITP shërben për të matur nivelin e zotërimit të gjuhës angleze nga ai mesatari deri tek i avancuari për kompetencat e të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit.

Ai është i përdorshëm për qëllime akademike në drejtime si: pranimi në institucione të ndryshme; përfundimi i një kursi studimi, përmbushja e detyrimit të diplomimit, vlerësimin e progresit etj.

Testi i TOEFL ITP përbëhet nga testet e TOEFL-it (paper-based) të administruara më parë. Në anën tjetër, testi i TOEIC vlerëson zotërimin e gjuhës angleze në biznesin ndërkombëtar në nivelet mesatare dhe të avancuara.

Ai teston kompetencat e të dëgjuarit, të lexuarit dhe ato gramatikore të kandidatit. Të dyja këto teste ndërkombëtare të gjuhës angleze janë të vlefshme për marrjen e diplomës Master ose Doktoraturë.

Studentët mund të regjistrohen në secilin prej tyre dhe t’i japin ato disa herë deri sa të marrin pikët e duhura për t’u kualifikuar në nivelet e percaktuara nga MASH. Testi i TOEFL ITP vlen për një periudhë dy-vjeçare, ndërsa ai i TOEIC është i vlefshëm gjatë gjithë jetës.

Në këtë kontekst, Universiteti i Tiranës ka ndërmarrë hapa konkretë për ngritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës së nevojshme në drejtim të lehtësimit të procedurave për të gjithë studentët që janë të intersuar për të mbrojtjur gjuhën angleze.

Tashmë është funksionale zyra e UT-ETS e cila ndodhet në godinën e ish-Kinoklubit të Qytetit Studenti. Kjo zyrë qëndron e hapur nga e hëna deri të premten dhe i ofron të gjithë studentëve informacion mbi testet e Anglishtes të ofruara nga UT, procedurat e regjistrimit në secilin prej tyre si dhe detaje të mëtejshme mbi datat e provimeve të gjuhës Angleze.

Gjithashtu, një informacion më të detajuar mbi testet e anglishtes që ofron Universiteti i Tiranës, tarifat për çdo provim, materialet përgatitore si dhe disa modele të testeve të mëparshme gjendet  edhe në faqen zyrtare të internetit: www.ut-ets.edu.al   (Do te jete funksinonale branda muajit Maj 2011)

Universiteti i Tiranës, në kuadër të iniciativës së ciklit të seminareve të hapura për “Inkurajimin e  Karrierës”, ka filluar javën e promovimit të UT-ETS në të gjitha fakultetet e tij. Studentët e Universitetit të Tiranës janë duke u informuar në lidhje me Zyrën e UT-ETS, testet e TOEFL ITP & TOEIC si dhe procedurat e mëtejshme të  regjistrimit për testin e TOEFL ITP dhe TOEIC.

Aktualisht ka filluar regjistrimi për të dyja testet e anglishtes në zyrën e UT-ETS.

Për më tepër informacion, kontaktoni në adresën e e-mailit: marsida.bandilli@unitir.edu.al

Burimi: Universiteti I Tiranes
Zyra e Shtypit


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008