| Shtuar me date:2011-08-08 14:38:25 TIRANË - 8 Gusht - Shqipëria ka fituar vendin e parë me produkte "BIO" në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Gastronomisë, "Perandoria e Shijeve Ndërkombëtare 2011", që u zhvillua në fund të muajit korrik në qytetin e Napolit Itali.
Ky trofe i jep të drejtën e organizimit të edicionit pasardhës të këtij Festivali, në vitin 2012 në Tiranë.
Në këtë festival konkuronin kuzhinat tradicionale nga 26 vende të botës. Ky çmim, tha Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tregon vlera të cilësisë ushqimore dhe të promovimit të saj në botë.
Ruli siguroi se në ‘Panairin e Agrobiznesit’ që do të mbahet në Shtator të këtij viti në Tiranë, do të ngrihet një pavion i pasaçëm për gatimin me ushqime "BIO".
Share on Facebook
|