njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Policia Bashkiake kallezim ndaj Anila Cobani dhe Etleva Duro
Shtuar me date:2011-09-06 12:39:09

TIRANE - 6 shtator ( Bashkia Tirane ) - Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, dorëzoi sot një kallëzim penal ndaj dy inspektoreve të Tatim Taksave në Bashkinë e Tiranës, të lajmëruara për largim nga detyra, Anila Cobani dhe Etleva Duro.
Policia Bashkiake i kallëzon dy punonjëset për sulm verbal dhe fizik, për kundërshtim në krye të detyrës, si dhe për kërcënim.

Cobani dhe Duro prej ditësh dhunojnë institucionin e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre. Cobani dhe Duro, prej ditësh, fyejnë dhe kërcënojnë brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur.

Në këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për të larguar nga ambjentet e punës dy punonjëset e lajmëruara për largim nga detyra.

Ambjentet e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës menaxhohen nga ana e sigurisë nga Policia Bashkiake. Policia Bashkiake duke kryer sot detyrën, u përball me një sulm të ashpër të Cobanit dhe Duros, të cilat ushtruan edhe dhunë.

Pas kësaj, Policia Bashkiake bëri kallëzim penal ndaj tyre.

Burimi: Bashkia Tirane
Zyra e Shtypit

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008