Nikoll LokaDOSIER - 18 shtator ( alblink.com ) - Publikohet dekreti themelor me rastin e krijimit te Qeverise se Perkohshme ne Fan te Mirdites ne vitin 1911. Shume me poshte tekstin e plote.
Krijimi i Qeverise se Përkohshme
Liri-Barazi-Vëllazëri
Dekret themelor
Unë, i nënshkruari delegat i Kuvendit të Fanit, intrepret i ndërgjegjes kombëtare,
konsideroj që:
Shqipëria ka të gjitha elementet e nevojshme për të formuar një shtet të lirë dhe të pavarur;
Turqit janë të huaj në tokën tonë për arësye etnike, gjuhësore, historike. Ata janë pushtues e çnjerëzorë;
Që në çdo rast parimi i kombësisë është i shejtë dhe i padhunueshëm dhe atë do ta mbrojmë me çdo sakrificë;
Që fati i Atdheut është i madh.
Prandaj u bëjmë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve të vëllazëruar që të luftojmë së bashku.
BetohemNë emrin tim dhe të atyre që përfaqësoj se nuk do t'i lëshojmë armët deri sa ushtari i fundit i huaj të largohet nga Shqipëria.