njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Tafaj inspekton AKPSH, udhezimi per provimet e Shtetit
Shtuar me date:2011-11-13 13:52:57

TIRANE - 12 nentor ( MASH ) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, inspektoi Agjencinë Kombëtare të Provimit të Shtetit, me rastin e përfundimit të fazës përgatitore, për nisjen e provimit te  shtetit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Ministri Tafaj theksoi se “ky demostrim tregon se kemi kushte të barabarta për të gjtihë kandidatët dhe është e krahasueshme me atë që zhvillohet në agjenci të vendeve të tjera të zhvilluara, se jemi në periudhën përfundimtare të përgatitjeve për provimet.

Kandidatët regjistrohen pranë ministrive dhe urdhërave që janë përgjegjës për profesionet respektive. Sipas listave që dergojnë urdhërat, kandidatwt  pranohen në Agjenci, dhe zhvillojnë provimin, marrin rezultatin, certifikatën, e cila do të thotë që pas përfundimit të diplomimit, çdo student me këtë certifikatë ka fituar titullin”.

Lidhur me interesimin e gazetarëve për profesionet e rregulluara, ku është përfshirë edhe mësuesia, si dhe kohëzgjatjen e stazhit, ministri Tafaj, nënvzoi se: 

“Asnjë profesion nuk do të ketë stazh më të gjatë se një vit. Ky afat është përcaktuar në ligjin e profesioneve të rregulluara. Stazhi duhet të jetë një kohë e mjaftueshme për formimin praktik për të ftiuar titullin. Për provimin e shtetit, stazhi është deri në një vit”. Sa i përket urdhërit të mësuesit, ministri Tafaj tha se “Ligji e përcakton qartë që në rastin kur nuk ka urdhër, është ministria përgjegjëse.

Profesioni i mësuesit u përfshi në grupin e profesioneve të rreguklluara si një standard që synon të relizoje një nivel kualifikimi të mësuesve në Shqipëri, të krahasueshëm, me atë të vendev të zhvilluara. Ne jemi në fazën e fillimit të praktikës profesionale. Kandidatët që përfundojnë ciklin e dytë të mësuesisë dhe dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit do të fillojnë praktikën profesionale në shkollat e të gjithë vendit.

Pas përfundimit të praktikës profesionale, me ndryshimet që janë bërë në ligj, ato do ti nënshtrohen vlerësimit të aftësimit praktik direkt në shkollë. E njëjta gje do të jetë për mjekët që do ti nënshtrohen provimit aty ku po ushtrohen. Pasi të vlerësohen për  aftësimin praktik të regjistrohen në provimin e shtetit për të fituar titullin “mësues”.

Ndryshimi që iu bë ligjit për profesionet e rregulluara, siguron një pagesë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore dhe ishte një hap realist për të mundësuar zhvillimin e praktikës profesionale.”

Udhëzim per ushtrimin, qe gjendet ne faqen zyrtare te Agjencise Kombetare te provimit te shtetit, www.akp.gov.al

Pas hapjes së faqes së AKP për t’u njohur me Aplikimin e Provimit të Shtetit secili nga kandidatët dhe, jo vetëm, klikon me rradhë në faqen e parë:

- Ushtrohu me aplikimin e provimit të shtetit
- Kliko këtu për të shkarkuar programin
- Test_bit_demo

File që përmban Aplikimin mund të shkarkohet tek kompjuteri i çdo kandidati i cili më vonë mund të stërvitet për t’u familjarizuar plotësisht me mënyrën e zhvillimit të provimit me anën e kësaj ndërfaqeje.

Në përgjithësi çdo kanditat i rregjistuar tek Urdhëri Profesional dhe i njoftuar më tej prej AKP, me anën e faqes së saj, për datën e zhvillimit të provimit, paraqitet 30 min minuta para zhvillimit të provimit në Ambientet e AKP.
Pasi tregon kartën e identitetit dhe mandatin e pagesës së tarrifës së rregjistrimit ai dërgohet tek dhomat e pritjes për të vendosur sendet personale të palejuara në ambientet e provimit.

Kandidati paraqitet më pas në hyrje të ambientit të provimit ku administratori fillimisht kontrollon ekzistencën e emrit të tij në listën e dërguar nga Urdhëri Profesional përkatës.
Më pas merret gjurma e gishtit tregues dhe një pamje e fytyrës e cila shfaqet në monitorin e kompjuterit ku do të ulet kandidati.
Pasi kjo procedurë kryhet për të gjithë kandidatët Administratoti fillon provimin dhe kandidati prej këtij momenti ka në dispozicion 60 minuta për kryerjen e provimit.

Gjatë zhvillimit të provimit Aplikimi i krijon kandidatit këto mundësi:

1.    Kandidatit para fillimit i shfaqet në monitor një udhëzues i shkurtër mbi mënyrën e zhvillimit të provimit. Kjo faqe përmban ehde foton e kandidatit, të dhëna mbi kohëzgjatjen e provimit dhe butonat për sasinë e përgjithshme të pyetjeve.

2.    Në çdo kohë në monitor shfaqet vetëm një pyetje së bashku me alternativat e saj shkruar mbi butona që zgjidhen nga kandidati sipas saktësisë të alternativës.

3.    Në monitor qëndrojnë vazhdimisht butoni për konfirmim, ai për përfundimin e provimit, koha e mbetur(për t’u përgjgjigjur).

4.    Kandidati mund të kontrollojë në çdo moment sa pytjeve u është përgjigjur dhe sa kanë mbetur pezull.

5.    Sa herë është i sigurt për përgjigjen ai shyp butonin konfirmoj.

6.    Kandidati mund t’i rikthehet për të ndryshuar përgjigjen edhe për një pyetje të cilën ai më parë e ka konfirmuar si përgjigje të saktë.

7.    Kur përfundon provimin kandidati shtyp butonin “Përfundova provimin dua të largohem“ dhe më pas butonin konfirmoj. Menjëherë pas këtij veprimi në monitor shfaqet përgjigja e dhënë nga kandidati e cila mund të printohet menjëherë.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkences
Zyra e Shtypit
Basir Collaku



Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008