njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Tė gjithė pėr COMBI-n
Shtuar me date:2011-11-17 09:58:34

Albert Gjoka

“Fëmija duhet të jetё i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndёshkimit” – Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës

TIRANE - 1 tetor ( Shendet Plus ) - E kush ka kaluar nga bankat e shkollës pa provuar një dackë apo një nofkë mësuesi. Një eksperiencë e hidhur, padyshim; e vështirë për tu kapërcyer dhe vetëm koha mund të tentojë që ta shërojë “plagën”, paçka se nuk mund të harrohet lehtë akti dhe fytyrën e “dhunuesit”, misioni i të cilit është shumë fisnik.

Mund të ushqesh respektin më të thellë për përkushtimin ndaj atij që të jep dije, por ka diçka që nuk fle në veten tënde, sado kohë që të kalojë; të stërmundon: Pse jo, edhe të ndryshon për keq. Sot mund të gjesh shumë argumente për të justifikuar motivet e asaj që ndodhi dikur, apo të kërkosh aprovim, por, nuk ke se pse dhe nuk duhet të pajtohesh me rrugën e zgjidhjes së mësuesit tënd për të të disiplinuar në gabimet  e tua prej fëmije. Ta bësh një gjë të tillë nuk është e kollajt, por dinjiteti dhe personaliteti jot ta kërkon në emër të së shkuarës dhe të ardhmes tënde.

Të ngresh kokë kundër dhunimit tënd nuk është aspak e lehtë, për shkak të kulturës së pranimit të dhunës, të bashkëjetesës së mbrapshtë,  të tabuve apo shprehive të tilla si “ai që të rreh, të do”, qoftë ky edhe prindi. Por, duhet të reagosh, jo kundër lartësisë së mësuesit, por kundër veprimit të gabuar të tij.

Përdorimi i mjeteve të dhunshme për të vënë disiplinën dhe rregullin në klasë apo shtëpi është pjesë e kulturës së varësisë ndaj dhunës që ka krijuar shoqëria prej shumë dekadash; Dhuna është konsideruar si zgjidhja më e shpejtë dhe më efikase për të vënë në rresht fëmijën.

Dhe kjo ushtrohet edhe në rastet kur autorët e dhunës janë të ndërgjegjësh se një gjë e tillë është e dëmshme; madje, në shumë raste, ajo pranohet si një zgjidhje e mirë edhe nga vetë të dhunuarit. Janë të pakta rastet kur prindi apo mësuesi gjen një formë alternative për të zgjidhur situatën pa përdorur shprehi të dhunës; dhe kjo bëhet, kryesisht falë intuitës apo aftësive të spikatura të tyre në momente të veçanta.

Megjithëse gjatë këtyre viteve është bërë shumë punë, ka një ndërgjegjësim të shoqërisë, një angazhim më të madh të medias dhe organizatave jo-qeveritare, janë bërë përmirësime të ndjeshme në rregullore dhe legjislacionin për fëmijët, sërish ka shumë shqetësime dhe dalin shumë sfida.

Situata në shkolla, – 1/3 fëmijë dhunohet

Një gjë mund të thuhet pa frikë: Shkalla e përdorimit të dhunës të dhunës fizike apo psikologjike, si mjet disiplinimi, është tejmase e përhapur, qoftë në shtëpi ( 1 në 2 fëmijë), qoftë në shkollë ( 1 në 3 fëmijë).

Megjithëse studimet dhe anketimet në këtë fushë janë ende të paplota, apo të paeksplouara në të gjitha format e shfaqes, të dhënat më serioze na i jep raporti studimor “Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri”, i përgatitur nga Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj. Ky studim, i mbështetur nga UNICEF-i,  përfshin një periudhë jo të largët kohe ( vitet 2004-05), por sjell të dhëna tronditëse për shkallën e përdorimit të dhunës në familje, shkollë dhe institucionet e përkujdesjes shoqërore. 

Rezultatet e dala prej tij kanë shërbyer si “këmbanë” alarmi, gjë që duket edhe në reagimin e institucioneve, organizatave, të medias, por edhe të opinionit publik. Të dhënat flasin për një përdorim masiv të dhunës fizike: 38.5% e nxënësve të anketuar pohojnë se iu është shkulur veshi nga mësuesit; 36.9% janë pickuar, janë qëlluar me shuplakë në trup 34.3%, me shuplakë në kokë, 35.6%, iu janë shkulur flokët ( 29.7%) janë shtyrë apo tërhequr me forcë, ( 39.1%), janë qëlluar me objekte të ndryshme në trup ( 38.2%), janë goditur me grushte (19.6%), janë kafshuar (12.8%, janë shtënguar për fyti, (9.6%) apo janë qëlluar më grusht në kokë (105).

Në të njëjtat nivele apo më lart është edhe dhuna psikologjike: 74.9% e fëmijëve të anketuar iu është bërtitur nga mësuesi; 33% janë kërcënuar me thirrje të prindërit në shkollë, 31% janë kërcënuar me fjalë, 24% e nxënësve përballen me nofta apo epitete prej mësuesve, 23% kërcënohen me zbim, 22.5% e tyre iu mbahet mëri, 19% kërcënohen me denoncim, 17% kërcënohen me rrahje, 11% kërcënohen me objekte, 11% kërcënohen me notë dhe 10% e fëmijëve kërcënohen me përjashtim nga shkolla. 

Një tjetër problem që ngre studimi i bërë disa vite më parë është ngacmimi seksual. 13.3% e nxënësve të anketuar pohojnë se kanë rënë pre e kësaj forme dhune nga vetë nxënësit, 49.4% nga persona të tjerë dhe 22.5% nga vetë mësuesit. Një tjetër shqetësim i dalë nga raporti është të menduarit e fëmijës për të kryer aktin fatal të vetërasjes:

Një fëmijë shprehet se “dua të bëj vetëvrasje sepse nuk më duan as prindërit dhe as mësuesit” (rreth 21% e fëmijëve e kanë menduar të paktën një herë ndërmarrjen e një aktin e vetëvrasjes.  

Pasojat - “Dhuna pjell dhunë”

Në këtë qerthull shifrash, është e vështirë të gjesh fëmijë me buzëqeshje në fytyrë, plot energji dhe iniciativë. Përdorimi masiv i formave të ndryshme të dhunës, sipas ekspertëve, prek nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijës, prek aspektet zhvillimore të tij, kultivon sjelljen e dhunshme si dhe ndjell mendimin fatal të vetëvrasjes. 

Dhuna psikologjike shkakton frikë, bllokim, ndjenjë faji apo turpi, zhvillon ndenjën e pakënaqësisë apo vetmisë, prodhon pesimizëm, lodhje, inferioritet, nervozizëm, humbje besimi në vetvete. Po ashtu, sjellje të tilla nga prindër dhe mësues i bëjnë fëmijët që të jenë më të pavëmendshëm, më pak të shoqërueshëm, të varur, pa iniciativa, deri në çrregullimet e rënda psikike.

Efekti më negativ që ka ekzistenca e dhunës është se ajo “pjell” dhunë. Fëmijët e keqtrajtuar sot, nesër bëhen prodhues dhune, pasi ata përvetësojnë sjelljen e dhunshme. Tek ata shfaqet një modelim psikik agresiv (50% e akteve të dhunës në shkolla kanë për protagonistë vetë nxënësit).  Për hir të gjithë këtyre dëmeve, rrezikut që i kërcënohet të ardhmen, sot shtrohet domosdoshmëria që ti themi “sus” dhunës në shkolla; e jo vetëm aty....

Zgjidhja – programi COMBI 

Në këtë taban të mbarsur plot violencë vjen si domosdoshmëri gjetja dhe përdorimi i alternativave të tjera të disiplinës.  Përgjatë viteve të fundit, UNICEF-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe disa organizata, kanë studiuar me vëmendje situatën, kanë shqyrtuar fushat problematike, kanë analizuar eksperiencat më të mira dhe së fundi kanë lançuar programin COMBI ( communication for behavioral impact – komunikim për ndryshimin e sjelljes), duke propozuar për komunitetin e madh të mësuesve, eduktarëve,(duke përfshirë edhe prindërit) një paketë të re rregullash alternative, të quajtur ndryshe “Mënyra e Re e Disiplinës” (MRD). Përmes tij, synohet që ti jepet lamtumirë Mënyrës së Vjetër të Disiplinës në shkolla. Nuk ka më “dacka” apo nofka për nxënësit.

Ky program 4-vjeçar ka nisur rrugëtimin e tij në fazën e parë prej 18 muajsh. Qëllimi i COMBI-t është zëvendësimi i mënyrave të vjetra të disiplinës me alternativat e reja dhe brenda fazës së parë synon reduktimin e formave të dhunës në masën 50% dhe në fund të tij, eleminimin e 80% të sjelljeve të dhunshme në shkollë. Shumë, por jo e pamundur. 

Puna me fëmijët do të nisë në shtator të këtij viti dhe do të angazhojë 640 mijë fëmijë, 40 mijë mësues dhe edukatorë, 54 kujdestarë, në rang kombëtar, të qendrave të kujdesit për fëmijët, të cilët do të shërbejnë si agjentë ndryshimi në shpërndarjen e informacionit tek njëri-tjetri si dhe adoptimin e praktikave të Mënyrës së Re të Disiplinës.

Përmes informimit të komuniteteve në shkolla; mësues-nxënës (memove), ndërgjegjësimit (fushatave mediatike masive, përsëritëse, intensive dhe të qëndrueshme) dhe monitorimeve të vazhdueshëm, synohet edukimi i mënyrave alternative të disiplinës. Nëpërmjet kartave të xhepit (PEET), mësuesi, - arbitër zgjidh një situatë në klasë, duke kryer një sërë mikroveprimesh dhe gjen një formë kompromisi jo të dhunshme për të rikthyer rregullin në klasë.

PEET, - Një model ndryshe

Nëse “Beni”  bën zhurmë klasë, mësuesi vihet në rolin e një gjyqtari në një ndjeshje futbolli. Pas incidentit, ai ndjek një sërë mikro-veprimesh për të menaxhuar situatën”.  Ai ndalon dhe bën një pauze prej tre sekondash nxjerr një karton me ngjyrë të  verdhë (si arbitri në një ndeshje futbolli kur ka veprime të dhunshme në fushë), të quajtur PEET):

Pyet Benin se çfarë po ndodh dhe pse; e dëgjon me durim fjalën e tij;
Fton Benin dhe shokët e klasës që të diskutojnë mbi problematikën e ngjarjes dhe të sugjerojë një veprim disiplinor ndaj çështjes;
Së fundi, së bashku me Benin apo shokët e klasës, ndërmerr ndërmerr një veprim jo të dhunshëm(jo fizik apo psikologjik) për të kryer atë veprim për të cilin është rënë dakord.

E gjitha kjo është një “lojë” e bukur dhe fëmijët e pëlqejnë lojën, shpeshherë i respektojnë rregullat e saj më rigorozisht sesa rregullat e jetës së përditshme. Kartoni i verdhë i disiplinës PEET është një mënyrë krejt e veçantë për të “ndëshkuar” thyerjen e disiplinës në klasë. 

COMBI, - jo vetëm në shkolla

COMBI do të kishte dëshirë që të rrugëtonte, jo vetëm në shkollë, por në të gjitha sferat e shoqërisë ku ushtrohet dhe konstatohet dhunë. Gjithësesi, ai do ta përhapë fjalën e vet kudo, do t’u bëjë ftesë të gjithëve dhe do të angazhojë me detyra konkrete edhe komunitetin e prindërve. Në këtë aspekt, ky program fut ushtrimin për plotësimin e një flete-diskutimi, përmes së cilës nxënës dhe prindër bien dakord për përdorimin e Mënyrave të Reja të Disiplinës.

Për realizimin e COMBI-it do të ngrihen grupet e avokatëve të MRD-ve në 4 mijë shkolla ( të paktën 3 avokatë në secilën prej tyre), të cilët do të trajnohen për misionin e tyre. Grupi zbatues i COMBI-t, në përbërje të të cilit janë përfaqësues të MASH-it, IZHA, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrisë së Brendshme, IKAP-së dhe UNICEF-it),  koordinon punën për ngritjen e Aleancave Rajonale ( anëtarë të së cilës janë edhe përfaqësues të Prefekturave dhe Qarqeve), si dhe ndërton partneritete me biznesin dhe organizon Konferencat Kombëtare dhe Rajonale. 

I gjithë procesi i shtrirjes së mënyrave të reja të disiplinës do të shoqërohet me një sistem vlerësimi dinjitoz për drejtuesit dhe mësuesit e shkollave, të cilët do të marrin medalje dhe shpërblime për rezultatet në reduktimin e dhunës.

Një sistem i tillë do të jetë edhe për gazetarët, të cilët do të shkruajnë apo denoncojnë praktikat e përdorimit të mënyrave të vjetra të disiplinës në mjediset shkollore. 

Një tjetër fakt është se COMBI, gjatë katër viteve të tij do të ecë me filizofinë dhe praktikën e korrigjimit të gabimeve, falë anketimeve të shumta që do të bëhen. 

COMBI ka nisur punën për shkollë më miqësore...

COMBI ka nisur punën tashmë. Në të gjitha Drejtorisë Rajonale Arsimore apo shkolla kanë mbërritur informacionet e para për këtë program. Sfida e madhe nis kur shkolla të hapë dyert dhe të presë 640 mijë fëmijët gjatë muajit shtator.

Të gjithë e dimë se dhuna nuk është pjellë vetëm e shkollës, por edhe e familjes, rrugës, shoqërisë, ekranit, etj. Ajo është pjesë e një mentaliteti dhe kulture të mbartur.

Në këtë klimë të mbarsur plot mosbesim, dyshim dhe komunikim jo fort paqësor mes njëri-tjetrit, ku shembullin më të keq vazhdon ta japë politika, COMBI vjen me fokus vetëm tek shkolla, por ai ka nevojë për të gjithë.

Për hir të një shkolle më miqësore dhe një të ardhme më të paqme, larg shprehive dhe metodave të dhunshme për zgjidhjen e situatave, COMBI iu bën ftesën më të sinqertë të gjithëve; mësuesve, nxënësve, kujdestarëve, eduktarorëve, prindërve, shoqërisë civile, administratës publike, medias, të zgjedhurve vendorë dhe deputetëve.  
Të gjithë e duan një shkollë miqësore dhe të harmonishme dhe të gjithë mund dhe duhet të kontribuojnë, kudo që të jenë, për të qenë avokatë të sjelljeve anti-dhunë.

Të gjithë duhet të fillojnë të ndryshojnë pak nga pak për hir të buzëqeshjes së fëmijës; dhe mënyra më e mirë është për ti thënë “ndal” mënyrave të vjetra të disiplinës; për të kërkuar durim dhe vetpërmbajtje në vetvete dhe për të dhuruar dashuri për KOMBI-n.

Tashmë, shkolla ka filluar për rreth 700 mijë fëmijë  dhe dyert e saj duhet të jenë më miqësore se asnjëherë tjetër.
Autori është gazetar i MRD pranë projektit


DHUNA FIZIKE

38.5% e nxënësve iu është shkulur veshi nga mësuesit

36.9% janë pickuar

34.3% janë qëlluar me shuplakë në trup

35.6% janë qëlluar me shuplakë në kokë

29.7%  iu janë shkulur flokët

39.1% janë shtyrë apo tërhequr me forcë

38.2% janë qëlluar me objekte të ndryshme në trup

19.6% janë goditur me grushte

12.8% janë kafshuar

9.6% janë shtënguar për fyti,

10.5% janë qëlluar më grusht në kokë


DHUNA PSIKOLOGJIKE

74.9% e fëmijëve iu është bërtitur nga mësuesi

33% janë kërcënuar me thirrje të prindërit në shkollë

31% janë kërcënuar me fjalë

24% e nxënësve iu janë vënë nofta apo epitete

23% kërcënohen me zbim

22.5% e tyre iu mbahet mëri

19% kërcënohen me denoncim

17% kërcënohen me rrahje

11% kërcënohen me objekte

11% kërcënohen me notë

10% e fëmijëve kërcënohen me përjashtim nga shkolla

21% e fëmijëve e kanë menduar të paktën një herë vetëvrasjen.  
Burimi: UNICEF




Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008