njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Dhuna brenda nė shkollė, a janė fajtorė mėsuesit?
Shtuar me date:2011-11-17 10:03:10

Eglantina Bardhi

TIRANE - 5 tetor 2011 ( Shekulli ) - Një nofkë fyese nga ana e mësuesit, një dackë apo edhe ndonjë kërcënim se do ti ngelë apo do ti nxjerrë jashtë nga ora e mësimit. Kaq mjafton për tu ndjerë i dhunuar. Madje dhuna ndodhet edhe mes tyre kur vetë bashkëmoshatarët nuk ia kursejnë njëri tjetrit sharjet pse jo edhe ndonjë të qëlluar.

Të gjitha këto fenomene ndodhin në shkollat tona. E ndonëse mësuesit theksojnë se nxënësit kanë filluar ti njohin mirë të drejtat dhe liritë e tyre, sërish dhuna nuk është zhdukur nga shkollat, madje është evidente.

Një raport i UNICEF realizuar në shkollat shqiptare tregon se shkalla e përdorimit të dhunës të dhunës fizike apo psikologjike, si mjet disiplinimi, është tej mase e përhapur sepse 1 në 3 fëmijë dhunohet në shkollë. Në lidhje me fenomenin e dhunës në shkolla flasin mësuesit, drejtorët e shkollave, nxënësit, si edhe ekspertët.

“Ndodh që të ndëshkohemi për ndonjë prapësi. Ajo mësuesja e matematikës e ka zakon që të kap tek veshi kur nuk bën detyrat. Ndërsa zysha e letërsisë i ka fiksim nofkat që na vë”,- pohon Marsi B. në klasën e 6-të. Në fakt përdorimi i mjeteve të dhunshme për të vënë disiplinën dhe rregullin në klasë apo shtëpi është pjesë e kulturës së varësisë ndaj dhunës që ka krijuar shoqëria prej shumë dekadash. Dhuna është konsideruar si zgjidhja më e shpejtë dhe më efikase për të vënë në rresht fëmijën.

Mësuesit vetë e pranojmë se situata ndaj këtij fenomeni ka nisur të ndryshojë sepse janë pikërisht nxënësit ata që ua kujtojnë të drejtat e tyre në çdo moment. “Mendoj se në ditët e sotme nuk bëhet fjalë thjesht për dhunë fizike, por mund të ketë plot raste të dhunës verbale apo psikologjike mbi nxënësit. Është shumë e rëndësishme që nxënësit tashmë i dinë të drejtat dhe liritë e tyre dhe ti përmendin në çdo çast kur iu shkelen të drejtat, ndryshe nga vite më parë kur askush nuk guxonte të thoshte asgjë’,- pohon drejtori i shkollës 9-të vjeçare “Ahmet Gashi”, Ndue Kolndreu.

Sipas tij ka filluar trainimi i mësuesve për problemet edukative. Filozofia e re në punën e tyre u mëson se me nxënësit problematikë mësuesit duhet të kapen pas vlerave pozitive që kanë ata individë, si psh vlerat që ka ai për tu marrë me sport, për të kërcyer, për të aktruar… Këto vlera pozitive do të ndihmojnë për të integruar fëmijën dhe për tu kapur pas gjërave pozitive që ka fëmija.

Problem tjetër në shkolla është se psikologët nuk qëndrojnë gjatë gjithë javës, por vijnë vetëm dy ditë na javë meqë një psikologu i duhet të mbulojë 3 shkolla.

“Prania e psikologut duhet çdo ditë sepse nxënësve mund tu ndodhin të prapritura në çdo çast, dhe kuptohet se roli i psikologut është i pazëvendësueshëm për ti bërë të tejkalojnë problemet”,- pohon Kolndreu.

Ndërsa mësuesja e muzikës e cila punon prej disa dekadash dhe pak vite e ndajnë nga pensioni, Mariana Zguro, pohon se dhuna është evidente sidomos mes njëri-tjetrit dhe kjo vjen edhe për shkak të zonave nga vijnë. 

“Ne punojmë në një shkollë ku pothuajse të gjithë fëmijët janë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit. Pra kemi mentalitete të ndryshme dhe mendoj se dhuna ndodh më shumë mes vetë nxënësve. Duhet të dini se dhunë psikologjike është edhe kur një fëmijë blen çfarë të dojë dhe ha në sy të shokëve, ndërsa shoku i tij i klasës nuk ka asgjë. Mendoj se dhunë psikologjike ndodh mes nxënësve që kanë familje me probleme sociale dhe këtë e vëmë re rëndom tek nxënësit”, pohon mësuese Mariana.

 

38.5% e nxënësve të anketuar pohojnë se iu është shkulur veshi nga mësuesit

36.9% e nxënësve të anketuar pohojnë se  janë pickuar apo qëlluar me shuplakë në trup

35.6% e nxënësve të anketuar pohojnë se i’u janë shkulur flokët

29.7% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë shtyrë apo tërhequr me forcë

39.1% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë qëlluar me objekte të ndryshme në trup

74.9% e fëmijëve të anketuar iu është bërtitur nga mësuesi

33% janë kërcënuar me thirrje të prindërit në shkollë

31% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë kërcënuar me fjalë

22.5% e nxënësve të anketuar pohojnë se iu mbahet mëri nga mësuesi

24% e nxënësve të anketuar përballen me nofka apo epitete prej mësuesve

 

Ekspertët: Dhuna pjell dhunë

Në këtë qerthull shifrash, është e vështirë të gjesh fëmijë me buzëqeshje në fytyrë, plot energji dhe iniciativë. Përdorimi masiv i formave të ndryshme të dhunës, sipas ekspertëve, prek nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijës, prek aspektet zhvillimore të tij, kultivon sjelljen e dhunshme si dhe ndjell mendimin fatal të vetëvrasjes. 

Dhuna psikologjike shkakton frikë, bllokim, ndjenjë faji apo turpi, zhvillon ndjenjën e pakënaqësisë apo vetmisë, prodhon pesimizëm, lodhje, inferioritet, nervozizëm, humbje besimi në vetvete. Po ashtu, sjellje të tilla nga prindër dhe mësues i bëjnë fëmijët që të jenë më të pavëmendshëm, më pak të shoqërueshëm, të varur, pa iniciativa, deri në çrregullimet e rënda psikike.

Efekti më negativ që ka ekzistenca e dhunës është se ajo “pjell” dhunë. Fëmijët e keqtrajtuar sot, nesër bëhen prodhues dhune, pasi ata përvetësojnë sjelljen e dhunshme. Tek ata shfaqet një modelim psikik agresiv (50% e akteve të dhunës në shkolla kanë për protagonistë vetë nxënësit).  Për hir të gjithë këtyre dëmeve, rrezikut që i kërcënohet të ardhmen, sot shtrohet domosdoshmëria që ti themi “sus” dhunës në shkolla; e jo vetëm aty.

 

Fortuzi: Trainim 40 mijë mësuesve për mënyrat e disiplinimit

Në këtë taban të mbarsur plot dhunë vjen si domosdoshmëri gjetja dhe përdorimi i alternativave të tjera të disiplinës.  Përgjatë viteve të fundit, UNICEF-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe disa organizata, kanë studiuar me vëmendje situatën, kanë shqyrtuar fushat problematike, kanë analizuar eksperiencat më të mira dhe së fundi kanë lançuar programin COMBI {komunikim për ndryshimin e sjelljes}.

Kordinatorja kombëtare e këtij programi, Dena Grillo Fortuzi pohon se ky program synon trainimin e mësuesve dhe eduktarëve. “Përmes tij, synohet që ti jepet lamtumirë mënyrës së vjetër të disiplinës në shkolla.

Nuk ka më “dacka” apo nofka për nxënësit. Ky program synon zëvendësimin e mënyrave të vjetra të disiplinës me alternativat e reja dhe brenda fazës së parë mëton reduktimin e formave të dhunës. Në program do të angazhohen në rang kombëtar rreth 640 mijë fëmijë, 40 mijë mësues dhe edukatorë, 54 kujdestarë të qendrave të kujdesit për fëmijët, të cilët do të shërbejnë si agjentë ndryshimi në shpërndarjen e informacionit tek njëri-tjetri si dhe adoptimin e praktikave të mënyrës së re të disiplinës”,- pohon Denisa Grillo Fortuzi.

 

Mësuese Moza: Nxënësit problematikë të nxehin

‘Mësuese nesër nuk vi në klasë se ti na bërtet…’ Është ky pretendimi i Denisit në klasën e dytë i cili zgjidhjen e këtij problemi kërkon ta gjejë duke mos u paraqitur fare në klasë ditën e neserme. Mësuese Moza Deliu e cila ka gjithnjë nën kujdestari klasat fillore pohon se edhe pse nxënësit janë të vegjël tashmë vetë ata nuk e pranojnë qoftë edhe një nxehje të momentit që mund të ketë mësuesi. “Duhet të dini se nuk është e lehtë të jesh mësuese. Kuptohet ka plot momente që edhe ne mund të nxehemi sepse fëmijët problematikë mund të gjenden që në klasën e parë. T’ju tregoj një rast tjetër. Kam në klasë një nxënës që jo vetëm shkakton zhurmë por bezdis edhe të tjerët. Edhe për të mësuar nuk e ka mendjen se është i lëvizshëm. Kështu e marr tek tavolina ime shpesh që ta kem afër dhe të jetë më i kujdesshëm dhe a e dini se çfarë më thotë kur e marr:  ‘Mësuese po më merr sërish te burgu….’ Është për të qeshur por kështu ndodh”,- pohon mësuese Moza.

 

Alberti në klasën e 6-të

Në shkolla sigurisht që ndodh dhunë. Tani nuk po themi se na futen në dru mësuesit, por të të ofendojnë nuk e kanë problem. ‘Kok-peshk’, ‘tru-tharë’, ‘kungull’ e shumë fjalë të tjera më thonë kur nxehen. Të themi të drejtën edhe ne e teprojmë ndonjëherë me zhurmë por edhe ne mërzitemi kur na ofendon mësuesja. Problem i madh është kur na thonë se do sillni prindërin në shkollë. Këtu pastaj mërzitem shumë se i bie që të plasë sherri edhe në shpi kush e dëgjon mamin dhe babin, madje babi nuk na e përton as drurin. Kështu kur mësuesja më kërcënon që të sjell prindin i lutem dhe i them se nuk do bëj më prapësi. Por inati i mësues nuk mbaron këtu se po ta vuri syrin, keq e ke punën me të.

 

Klevisi në klasën e 8-të

Dhunës në shkollë më mirë po i them sherr në shkollë. Në fakt me ne të praptit nuk është problem i madh sa na qëllojnë mësuesit por problemi i madh është sherri mes djemve të klasave të ndryshme. Bëjmë ndeshje në orët e pushimit dhe sherri nis me grushta, shkelma e çfarë të na qëllojë. Nuk shkon ditë që nuk ndodh sherr në shkollë. Kjo kuptohet me ne të rriturit nxënës të klasave të teta ose të klasave të nënta. Këtu te shkolla 9-të vjeçare në Laprakë çdo ditë ke sherr. Pastaj problemi që na hapin mësuesit kujdestarë duke na dërguar në drejtori është stres në vete sepse drejtoresha na detyron të sjellim prindin. Na kanë paralajmëruar disa herë për përjashtim nga shkolla.


http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/10/05/dhuna-brenda-ne-shkolle-a-jane-fajtore-mesuesit/






Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008