njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Menyrat, e reja tė disiplinimit, sa tė efektshme?
Shtuar me date:2011-11-17 10:10:33

Vjosana Resulaj

TIRANE - 15 nentor ( Gazeta Shqiptare ) - Ishte pikërisht një letër (të cilën para pak ditësh çdo nxënës ka pasur mundësinë ta ketë në dorë) nën moton MRD (mënyrat e reja të disiplinimit), e cila më nxiti të bëj një analizë të marrëdhënies mësues-nxënës.

Një marrëdhënie sa e thjeshtë në dukje, aq komplekse në zbatim. Respekt reciprok dhe ja ku u gjet çelësi i marrëdhënies perfekte. Por a është në të vërtetë kaq e thjeshtë të ndërtosh një marrëdhënie të tillë?

Besoj se shumë prej nesh mendojnë se jo. Janë jo të pakta rastet e gjithsecilit që tregojnë për një “fërkim” midis dy palëve. Menjëherë kërkojmë fajtorin, i cili shpesh herë ngel pa përgjigje.

Arsyet e të dy palëve bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Por ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, mendoj se janë pasojat. Pasoja këto, që ndikojnë jo pak në formimin tonë apo edhe në arritjen e një rezultati të kënaqshëm në procesin e mësimdhënies.

MRD synon edukimin dhe zhvillimin e sjelljes së nxënësit me anë të një zgjidhje optimale, duke eliminuar kategorikisht çdo lloj dhune. Mësuesi sipas kësaj rregulloreje luan rolin e një “arbitri”, i cili i pajisur me një karton të verdhë do të bëjë të mundur zgjidhjen e një problemi.

Karton ky i menduar si një masë ndëshkimore “moderne”. Rregullat tashmë i njohim të gjithë, por ngelet për t’u parë zbatimi i tyre. Në teori askush nuk mund ta mohojë që kjo mënyrë e re disiplinimi është më e mira e mundshme, por në praktikë gjendemi përballë një vështirësie.

Si fillim për të qenë të sinqertë kjo “metodë” e re nuk është se u prit me shumë kënaqësi nga mësuesit dhe jo pak konfuzivitet nga nxënësit. Pati dhe skeptikë në zbatim e saj. Si çdo gjë e re ne u përballëm me kuriozitetin për ta “provuar”, por edhe këtu qëndron një ngërç.

Nëse marrim rastin e një konflikti në klasë, sipas kësaj mënyre pasi mësuesi ka nxjerrë kartonin, duhet hedhur në diskutim zgjidhjen e konfliktit, e cila në disa raste mund të marre 45 apo më shumë minuta në dispozicion.

Minuta këto tepër të çmuara në programin mësimor. Që këtu fillon dyshimi i zbatimit. Nuk besoj se ka mësues të cilët për çdo rast do të ndiqnin këtë rrugë duke ngelur në këtë mënyrë mbrapa me programin e vet.

Sipas vëzhgimeve të disa psikologëve të shkollave janë të shumta rastet e konflikteve dhe për t’i gjetur fundin me anë të një praktike të tillë do të jetë shumë e vështirë. Vështirësia qëndron dhe në faktin se prej disa vitesh tashmë mirëkuptimi në një situatë të tillë ka filluar të mungojë.

Kohët kanë ndryshuar po kështu gjeneratat apo edhe këndvështrimet e çdo individi përballë një situate të caktuar. Duke kërkuar çdokush të drejtën e tij dhe duke mohuar katërcipërisht hedhjen e fajit askush, asnjëherë nuk ka rënë dakord për një zgjidhje të duhur.

Madje ka raste kur këto konflikte nxisin dhe inate dhe këtu merr fund shpresa për kompromis. Të edukuar me frymën e lirisë së fjalës dhe mendimit, ne nxënësit ndonjëherë edhe abuzojmë me këto të drejta. Por edhe pse janë ata që na edukojnë me këtë frymë mësuesit ndonjëherë harrojnë dhe kërkojnë prej nesh diçka që është e pamundur të realizohet, pasi tashmë ky lloj edukimi është përthithur.

Mesa duket ka ende shumë punë për të arritur atë rezultat aq shumë të dëshiruar. Mendimet e reja gjithnjë synojnë të sjellin ndryshim për mirë, por ndoshta realiteti të cilit i ofrohet nuk mund ta asimilojë menjëherë këtë ndryshim.

Ndaj duhet pasur kujdes në ndërtimin e një marrëdhënieje apo formimin e një individi. Të shpresojmë që të dyja palët do të punojnë me dëshirën e duhur drejt rrugës së suksesit. Ndonjëherë pak ndihmë është me të vërtetë e domosdoshme…

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=107060

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008