njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Gjimnazistet e “Ēajup-it”: Drejtoresha e shkollės si ‘gardiane burgu’
Shtuar me date:2011-11-17 10:16:46

TIRANE - 15 nentor ( Gazeta Shqiptare ) - Prej një jave në redaksinë e suplementit “Gjimnazistët” është denoncuar dhuna fizike dhe verbale e drejtuesve të gjimnazit të njohur në kryeqytet, “Andon Zako Çajupi”. Në adresë të suplementit kanë mbërritur si fillim disa e-mail-e anonime, në të cilat veç të tjerash jepej edhe adresa e një forumi në rrjetin social, ku bëheshin akuza të rënda ndaj drejtorisë së shkollës “Çajupi”, veçanërisht ndaj drejtoreshës së re, znj.Mirela Celami.

Natyrisht që për verifikimet e këtyre akuzave na u desh të kontaktonim gojarisht me nxënësit, madje gjatë ditës së djeshme, kemi zhvilluar edhe disa intervista, krejtësisht të rastësishme dhe aspak të influencuara siç mund të pretendohet nga shumëkush, me disa nxënës jashtë hekurave të shkollës, pasi për të hyrë brenda saj duhej leja e drejtoreshës, të cilën ne fatkeqësisht nuk e kishim.

Mesditën e së martës, pak përpara se të përfundonte mësimi, kërkuam një takim me drejtoreshën e gjimnazit, e cila, siç na tregoi roja i shkollës, nuk mundej të na priste, sepse ishte në një mbledhje. Pritëm derisa mësimi të mbaronte dhe shkolla të boshatisej tërësisht, edhe nga mësuesit, por drejtoresha vazhdonte mbledhjen.

Në këto kushte, gjatë pasdites së djeshme e kontaktuam përmes telefonit celular drejtoreshën, e cila na sqaroi se për të realizuar një takim me të duhej të flisnim paraprakisht një ditë përpara si pasojë e ngarkesës në punë. Gjithsesi ndonëse jo në një intervistë të gjatë, drejtoresha nuk i kurseu komentet në telefon, ku veç të tjerash shtoi se kjo ‘lojë e pisët’ po bëhet nga një mësuese e shkollës, e cila nuk e do disiplinën.

Ajo shtoi se shkollës “Çajupi” i ka munguar prej vitesh rregulli dhe përpjekjet e saj për ta vënë atë në vend, sjellin kësisoj reagimesh. Znj.Celami tha se nxënësit mund të duan të bëjnë disko në shkollë, por kjo nuk është e mundur, në të kundërt misioni i arsimtarëve s’do të kishte vlerë.

Në përfundim, znj.Celami kërkoi që intervistat e nxënësve të mos botoheshin pa konfirmimin e saj, por gjithsesi ato do të botohen sot, siç do të botohet përgjigja e drejtoreshës disa ditë më vonë.

Akuzat

1. Në shkollë është hapur një lokal i ri, i cili nuk përmbush kapacitetet dhe ka çmime më të larta se sa jashtë. Ne nuk na njoftuan për tenderin, sikundër është vepruar më parë.

2. Drejtoresha ka goditur me shuplakë një nxënëse, sepse po kalonte në korridor, pa e pyetur për arsyen.

3. Drejtoresha ndërhyn në orën e mësimit brutalisht dhe gjatë gjithë kohës është e vrazhdë në komunikim, vetëm bërtet.

4. Drejtoresha na e ka ndaluar përdorimin e tualeteve në 5-minutësh, madje në 5-minutësh është ndaluar edhe kalimi në korridore, në të kundërt marrim thyerje note në sjellje.

5. Nxënësit që vijnë me vonesë orën e parë, rrinë jashtë gardhit të shkollës derisa të bjerë zilja dhe në shumë raste ato dërgohen në shtëpi, duke i vënë për të gjashta orët mungesa pa arsye.

6. Vajzat që mbajnë çanta me një rrip nuk pranohen në mësim, kontrollin e bën drejtoresha çdo mëngjes tek dera.

Nxënësit: Shkolla si burg, drejtoresha gardiane

Në intervistat e realizuara me mbi 15 nxënës, kemi konstatuar se shumica i konsideron shkelje të të drejtave të tyre, nenet e reja të rregullores të shkollës, madje një pjesë e mirë thonë se ende nuk e njohin shumë atë. Gjimnazistët e intervistuar, nuk pranojnë të flasin me emër, e aq më pak me foto, si pasojë e frikës për ndonjë masë disiplinore që mund të merret ndaj tyre.

Kështu nxënësit nisin të tregojnë pa një pa dy, për ndryshimet në shkollë. “Fast-food-i aktual është si një birucë, ka vetëm dy dritare të vogla që krahasuar me numrin e nxënësve janë të pallogaritshme, pjesa e mbetur e fast-food-it është bërë bar-kafe për mësuesit, pasi drejtoresha ka dëshirë që askush mos të dalë jashtë.

Ah ajo, rri gjatë gjithë minutazhit të pushimit tek dera dhe nuk lejon asnjë të dalë jashtë, qoftë edhe për të përmbushur ndonjë nevojë që fast-food-i minimalist nuk mundet ta ofrojë. Çmimet në të janë më të larta se sa jashtë, po siç na kanë thënë senatorët, drejtoresha do të marrë masa që çmimet të ulen”, thotë një nxënëse, maturante.

Të njëjtin pohim bënë edhe nxënësit e tjerë të intervistuar, të cilët siç e theksuam më sipër u përzgjodhën rastësisht. “E kuptojmë që do të vërë rregull në shkollë, po në disa gjëra e tepron.

Ne nuk jemi fëmijë kopshti të na tregojë se çfarë çante të marrim, të lyhemi apo jo, apo kur duam të shkojmë në banjë. Është bërë si edukatore që na çon përdore në tualet”, thotë një tjetër vajzë. Lidhur me këtë temë, gjatë bisedës që patëm me drejtuesen e shkollës, znj.Celami ajo na tha se: “Në rast se pastrueset nuk do të rrinë tek dera e banjës, aty do të konsumohet hashash”.

Një tjetër nxënës i “Çajupit” e fillon bisedën me ne duke thënë: “Ka disa rregulla absurde, banjat e mbyllura në çdo kohë, mini fast-food me 1/4 e fast-food-it të mëparshëm, kush vjen vonë orën e parë nuk futet fare gjithë ditën në mësim, nuk lejohet të dalim nga shkolla edhe sikur të kemi orë boshe, për mendimin tim këto janë të panevojshme në shkollë, pasi ne jemi shkollë e mesme normale, jo shkollë riedukimi”, përfundon ai.

“Ne nuk jemi në burg dhe drejtoresha e re nuk ka pse sillet si gardiane, ajo ka ushtruar dhunë fizike mbi një nxënëse vetëm pse e gjeti në korridor, e ka gjuajtur me shuplakë”, shton një tjetër nxënëse e gjimnazit, e cila si të tjerat dëshiron që të mbetet anonime dhe na kërkon të mos ‘i hapim punë’.

“Në qoftë se nxënësi del gjatë pushimit të shkurtër midis orëve ajo i jep vërejtje...Një rregull pa lidhje, sepse ne në fund të fundit jemi njerëz dhe mund të kemi probleme apo nevoja dhe na duhet patjetër të dalim nga klasa, është e drejta jonë, gjë të cilën ajo na i ka ndaluar”, shton një tjetër gjimnazist i intervistuar.

Në këtë linjë kanë qenë pothuajse të gjitha intervistat e realizuara me nxënës të “Çajupit”. Këto ishin impresionet që morëm me vete nga gjimnazi “Çajupi” për këtë javë, ndërkohë që nga dita e sotme e tutje, jemi në pritje të një përgjigjeje nga drejtoresha e shkollës.

( Suplementi Gjimnazisti )

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008