njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Toēe: Sjelljet problematike tė mėsuesve dhe ndikimi i tyre te fėmijėt
Shtuar me date:2011-11-17 10:17:42

Denata Toçe*

TIRANE - 15 nentor ( Gazeta Shqiptare ) - Të dëgjosh për “dhunën në shkollë”, është e zakontë në kushtet e nxënësve/studentëve me njëri–tjetrin. Arsyet mbulohen kryesisht nga sjelljet e tyre me burim individual, familjar dhe nën efektin e grupit (kryesisht tek adoleshentët).

Një politikë e mirë pedagogjike, ngre strategji të shëndosha për kontrollin apo zhvendosjen e këtyre sjelljeve problematike. Konfirmoj nga konstatimet e kryera se dhuna në shkollë është prezente midis nxënësve.

Sot, të dëgjosh për dhunën që ushtrojnë mësuesit tek nxënësit/studentët, më ngjallet një pamje fotografike dy ose më pak dekadave përpara, kur ende nuk kishte zgedhje metodikash me bazë psikologjinë e fëmijës, nxënësit apo studentit për të trajtuar një problematikë gjatë procesit të mësimdhënies.

Atë çdo mësues e përfitonte nga ideologjia e asokohe, nga sistemi arsimor sovjetik ku “druri kishte dalë nga Xheneti”. Ende sot e kësaj dite kolegë të mitë apo kolegë të prindërve të mi, kujtojnë mësuesit që ishin me dhunti të larta njerëzore e që sistemi arsimor ideologjik nuk arriti të depërtonte në thelbin e tyre.

Por më shumë ne kujtojmë atë që na dhimbte, mësuesen/in e vrazhdë, fjalë pak e dhunë shumë, buzështrydhur dhe vetullarrudhur, sy-picërues e krahëngjeshur. Sa i frikshëm! Ku do t’i çonte i gjithë ky presion prindërit tanë? Po ne sot? Po fëmijët tani çfarë përfitojnë nga kjo metodikë?

Asokohe, përqafohej jo vetëm nga mësuesit, por mbi të gjitha nga prindërit, që të epur në ndërgjegjen dhe pandërgjegjen kolektive tregonin haptazi edukimin e shëndoshë të fëmijës. Po si e mendojnë profesionistët këtë realitet të mësimdhënies?

Në këtë reflektim, unë si profesioniste nuk do guxoja të akuzoja asnjë person në veçanti, por do të guxoja të pasqyroja disa pasoja në përgjithësi të fenomenit: “Dhuna tek nxënësit gjatë procesit e mësimdhënies”.

Një bihejviorist i mirë, duke iu referuar teorisë në procesin e mësimdhënies do të thoshte: “Injoro sjelljen problem, përforco sjelljen pozitive”.

Në këtë rast ka shumë mundësi që një sjellje problematike e pa përforcuar dhe e shpërblyer, të shuhet dhe një sjellje pozitive t’ia zërë vendin triumfues.

Shpesh ne gjendemi në dilemë përballë një sjellje shqetësuese, si prindër ashtu edhe si edukatorë apo mësues. Përqendrohemi shumë tek sjellja që nuk shkon, impresionohemi nga sjellja problem e fëmijës, nga situatat që nuk na pëlqejnë dhe duam ta “asgjësojmë” sjelljen. Po cila është metoda e përdorur? Sjellja problem nxënësi ’! Procesi i reduktimit = Sjellje problem mësuesi.

Pra, mënyra më e mirë është që mësuesi/pedagogu të marrë masa, dhe në rastin në fjalë masat duket se janë po aq problematike. Dhunë fizike (shuplakë, shkulje flokësh, etj), janë format ndëshkuese që shkaktojnë një dhimbje fizike. Në këtë rast është përdorur për të disiplinuar nxënësin.

Dhuna tek fëmijët gjatë procesit të mësimdhënies, nga specialistët e fushës, të çon drejt krijimit të sjelljeve të tjera të dhunshme, të një vetëvlerësimi të ulët të vetes, të mundësisë së stanjacionit të nxënësit në shkollë, të pengimit të arritjeve të suksesit të studentit/nxënësit.

Pengon iniciativën e fëmijës për të arritur rezultate dhe shton ndjenjat e forta të inferioritetit (Erikson 1950). Mësuesit që ushtrojnë dhunë fizike = Sjellje problem.

Dua të ftoj mësuesit të reflektojnë për pak kohë rreth problemit që ekziston me lënien jashtë dyerve të shkollës të nxënësve, sidomos të adoleshentëve.

Tashmë adoleshentët, duke qenë në një proces “konfuzioni” e “krize identiteti”, është shumë vulnerabël mbi atë që do dhe nuk do, mbi atë që është, atë që përfaqëson në shoqëri, në familje dhe tek vetvetja. Nëse ne do të jemi ata që i tregojmë se sa “dështak” është që nuk arrin të kapësh as orën e mësimit, duke i mbyllur derën, stimuloni gjithnjë e më shumë disfatën e të qenurit adoleshentë.

Në këto raste adoleshentët mendojnë: “Sa mirë, një orë pushim” ose “... edhe një orë tjetër pushim për të pirë një cigare, për t’u hallakatur gjetiu se do dalë ndonjë rrugës”. Janë këto sjellje që shpesh i shtyjnë adoleshentët “të luajnë derën” gjetiu duke u marrë me sprovat që ofrojnë grupet e rastësishme, ata që të gjithë kanë mbetur jashtë tek dera, grupi i stigmatizuar, “delet e zeza” që do të mblidhen bashkë, e sigurisht që ka shumë gjasa të konsumojnë lëndë narkotike, ja ashtu, për qejf, për të mbushur kohën bosh. Përkundrazi, tek nxënësit që vijnë me vonesë, stimulojini qendrat e tyre të interesit dhe keni për të parë që do të vijnë 15 minuta më herët.

Adoleshentët mund t’ju habisin me idetë e tyre “të çmendura” por novatore, me gjenialitet naiv e plot ëndrra. Kush prej mësuesve mendon se ka shpenzuar pak kohë në meditim për ta duke menduar se si t’i motivojnë të nesërmen që të mos vijnë me vonesë? Që të mos konsumojnë duhan në tualete? Që të mos thonë fjalë të papërshtatshme ? Etj..

Nëse dhuna apo “NDAL” është mendimi më i thellë që keni në mëndje, atëherë ruajini fëmijët tuaj kudo që i keni. T’i lësh studentët jashtë derës së shkollës apo të dërgohen në shtëpi = sjellje problem. Shumë mësues/pedagogë ende sot gëzojnë respektin e shumë prej nxënësve të tyre. Me thinja në kokë, prindërit tanë ende kujtojnë se cili qe ai mësues që i motivoi, i dha shkëndijën e parë, i besoi atij përgjatë ëndrrës, që ndoshta po e realizon ende sot. Tek ata ende trokitet në derë për t’i dhuruar pak emocion mirënjohës.

Pesha e mësuesit gjatë ciklit të jetës paska qenë një e mirë e madhe e shoqërisë. Të përdhosësh këtë, është njësoj sikur të vdesësh të ardhmen e fëmijës tënd, psikologjinë e së cilit e shikojmë të pasurohet çdo ditë bashkë me këto faktorë të rëndësishëm socializues.

* Psikologe Këshillimi/ Tiranë, 15 Nëntor 2011 ( Suplementi Gjimnazisti )





Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008