| Shtuar me date:2011-11-17 10:23:43 TIRANE - 19 gusht ( Ora News ) - Njësoj si një ndeshje futbolli, dhuna në shkollë do të ndëshkohet me kartonë të verdhë ose të kuq kjo sipas shkallës së thyerjes së disiplinës. Por, ndryshe nga futbolli arbitri nuk të jetë asnjanës, por vetë mësuesit dhe nxënësit.
Për të reduktuar dhunën në klasa, në shtator do të përfshihet planin "Kombi" nga Unicef dhe Ministria e Arsimit ku mësuesit do të trajnohen për të mos përdorur më dhunë tek nxënësit zhurmues.
“Ne do të shpërndajmë disa kartona dhe klasat do të funkionojnë si të ishte një ndeshje futbolli. E thënë më qartë, kartonat e kuq ose të verdhë do të përdoren nga mësuesit sa herë që situata del jashtë disiplinimit. Në momentin që ky karton do të ngrihet nga dora e mësuesit do të kuptohe penalizimi i nxënësve pa vënë dorë mbi të dhe e pa e fyer.
Nëse problemin është i vogël, do të ketë nga ata nxënës që do të kërkojnë falje, nëse problemi është madhor, atëhere trajtimi i tyre do të bëhet nga psikologe e shkollës” ka theksuar këshilltari i UNICEF-it dhe profesor në universitetine Neë Yorkut Everold Hosrein. Por edhe atëhere kur nxënësit thyejnë çdo rregull e të qëndruarit në klas, mësuesit nuk duhet të vënë dorë mbi ta. Projekti "Kombi" parashikon trajnime të mësuesve në mënyrë peridoike duke reduktuar këtë fenomen në shkollat.
"Tërheqja e flokëve, e veshve, apo pickimi janë sjellje që i kemi ndeshur në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme. Mësuesit e shikojnë si një dispilinë por që në fakt është një sjellje e gabuar. Në këtë rast nuk përdoret dhunë. Ne kemi konstatur gjatë bisedave me nxënësit, se këta të fundit kanë patur shenja dhe të nxira sepse janë rrahur nga mësuesit. Ka ardhur momenti që këto mos të ndodhin më” ka shtuar Hosrein.
Edhe pse studimi i UNICEF është disa vjeçar, statistikat janë të frikshme teksa dëshmojnë se në 60 % të shkollave përdoret dhunë tek nxënësit. Kjo do të thotë se ndërhyrjet për reduktimin e këtij fenomeni duhet të jenë emergjente.
http://www.ora-news.com/v2/index.php?on=details&id=25492&nid=4&PHPSESSID=c26afac74dfda67916928c1757c46450
Share on Facebook
|