njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Shqetėsime nė rritje ndaj barnave tė falsifikuara
Shtuar me date:2012-02-19 11:15:30

TIRANE - 19 shkurt 2012 - Ekziston një frikë se barnat e falsifikuara janë në rritje. Kohët e fundit, autoritetet britanike njoftuan Administratën amerikane të ushqimeve dhe barnave se në disa farmaci kishin zbuluar Avastin të fallsifikuar me etiketa të shkruara frëngjisht. Shishet me ilaçin e vërtetë Avastin përmbajnë etiketa në anglisht me emrin e firmës prodhuese Genentech.

Avastin është një ilaç i rëndësishëm kundër kancerit, por Avastin i falsifikuar nuk përmban asnjë substancë kundër kancerit. Ilaçi i rremë u ishte shitur klinikave dhe farmacive në Angli nga një firmë e paliçensuar furnizimi në Evropë. Autoritetet amerikane kanë zbuluar se edhe disa klinika në 3 shtete – Kaliforni, Teksas, Illinois – pa e ditur, u kanë dhënë pacientëve Avastin të rremë. Dyshohet se ilaçi i rremë prodhohet diku jashtë Amerikës dhe pastaj u shitet klinikave në botë.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, për shembull, në vitin 2003, kur u zbuluan 200 mijë shishe me Lipitor të falsifikuar, ose raste në internet me shurupe të rremë kundër gripit apo barna dietike të falsifikuara.

 
Vizitoni: http://astritlulushi.wordpress.com

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008