njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
HP nxjerr ne treg serverat HP ProLiant Generation 8
Shtuar me date:2012-02-20 15:10:57

PALO ALTO, Kaliforni, 13 shkurt 2012 – HP paralajmëroi sot linjën vetëpërmbushëse të serverëve – HP ProLiant Generation 8 (Gen8).
 
Serverët HP ProLiant Gen8 janë rezultat i një programi dyvjeçar 300 milionë dollarësh të quajtur ProjectVoyager, iniciativë e kompanisë për të ridefinuar aspektet ekonomike të qendrës së të dhënave duke automatizuar secilin aspekt të ciklit të jetës së serverëve. Deri më sot, Project Voyager ka rezultuar në më shumë se 900 patenta të parashtruara dhe një arkitekturë të re sistemi të quajtur arkitektura HP ProActive Insight, e cila do të zgjerojë tërë Infrastrukturën Konvergjente të HP-së.

Me teknologji inteligjente që automatizojnë detyrat dhe në mënyrë të ndjeshme përmirësojnë performancën, HP ProLiant Gen 8 me arkitekturë ProActive Insight adreson brengat kryesore të ndërmarrjeve. Për shembull, në një qendër të dhënash tipike prej 10.000 këmbësh katrorë:

-          Kompanitë shpenzojnë mesatarisht 24 milion dollarë përgjatë tri viteve për operacione manuale për të mbështetur këta serverë. HP ProLiant Gen 8 trefishon produktivitetin e administratorit duke eliminuar shumicën e operacioneve manuale siç janë azhurnimet e serverëve, të cilat në mënyrë tipike marrin deri në pesë orë të kohës së administratorit për një grumbull serverësh. Veçoria e parë industriale HP Smart Update mund të performojë të njëjtin azhurnim në 10 ose më pak minuta.

-          Rritja e shpenzimeve të energjisë së serverëve i kushton kompanive deri në 29 milion dollarë për tri vite. HP ProLiant Gen8 karakterizohet nga HP 3-D Sea of Sensors, një teknologji e parë industriale e cila identifikon serverët e mbishfrytëzuar bazuar në lokacionin e kohës reale,fuqinë, ngarkesën dhe të dhënat e temperaturës, duke rritur kapacitetin kompjuterik për watt të energjisë deri në 70%. HP 3-D Sea of Sensors gjithashtu automatizon efikasitetin e energjisë duke eliminuar 100% të konfigurimit manual dhe gabimet e procesit të inventarit.

-          Kostot e paplanifikuara të defekteve u kushtojnë klientëve përafërsisht 10 milion dollarë në orë. Me teknologjitë e para industriale HP Active Health dhe HP Insight Online, HP ProLiant Gen8 është serveri i vetëm i cili në mënyrë automatike analizon shëndetin e saj përgjatë 1,600 pikave të të dhënave. Përmes vetë-monitorimit, vetë diagnostifikimit dhe mbështetjes proaktive, klientët mund të zgjidhin çështjet e paplanifikuara të defekteve deri në 66% më shpejtë.

“Kostoja e ngritjes së operacioneve në qendrën e të dhënave është e paqëndrueshme dhe ndërmarrjet po kërkojnë nga HP të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi,” tha Mark Potter, zëvendëspresident i lartë dhe menaxher i përgjithshëm, i Industry Standard Servers dhe Software të HP-së.

“Ne po ofrojmë teknologji inteligjente inovative që u mundësojnë serverëve të kujdesen në mënyrë virtuale për veten e tyre, duke lejuar stafin e qendrës së të dhënave për të përkushtuar më shumë kohë për inovacionin e biznesit.”

Project Voyager është faza e tretë e planit shumëvjeçar të transformimit të HP-së për tregun e serverit, i cili nisi në nëntor 2011 me Project Moonshot.

Project Moonshot ndërroi mënyrën se si ndërtohen serverët për kompjuterizëm me energji ekstremist të ulët. Faza dy e Project Odyssey, ka ridefinuar të ardhmen e kompjuterizimit kritik të misionit. Me fazën tre, Project Voyager, HP automatizon secilin aspekt të ciklit të jetës së serverit.
 

Arkitektura HP ProActive Insight ngrit përvojën e konsumatorëve

Arkitektura HP ProActve Insight krahason harduerin dhe softuerin e fuqishëm i cili mundëson automatizim të ciklit të jetës. Në të njëjtën kohë, ai ofron inteligjencë të vazhdueshme për shëndetin e serverit, përdorimin e energjisë elektrike dhe diagnozën tjetër të rëndësishme. Si rezultat, azhurnimet e sistemit online mund të instalohen tri herë më shpejtë, me më pak se 93% defekte.

I testuar në më shumë se 100 qendra të të dhënave botërore, serverët HP ProLiant Gen8 janë të ndërtuar me më shumë se 150 inovacione të inspiruara nga klientët.

Këto inovacione në mënyrë dramatike shpejtojnë pëerformancën e aplikacionit dhe gjithashtu u mundësojnë klientëve të maksimizojnë disponueshmërinë e serverëve duke eliminuar problemet e zakonshme që shkaktojnë defekte dhe humbje të të dhënave. Këto përfshijnë:


-          Automatizim të integruar gjatë ciklit jetësor – shpejton instalimin e aplikacionit dhe në mënyrë proaktive përmirëson kohën duke automatizuar detyrat manuale. Si rezultat, klientët mund të rrisin produktivitetin, të reduktojnë gabimet dhe në mënyrë të dukshme të thjeshtojnë operacionet. Me këto përmirësime, serverët HP ProLiant Gen8 u mundësojnë stafit të TI-së të kursejnë më shumë se 30 ditë të kohës së administrimit në vit për person në një qendër tipike 10.000 këmbë katrorë.

-          Përshpejtimi Dinamik i Ngarkesës së Punës – përmirëson performancën e ruajtjes së të dhënave intensive deri në gati shtatë herë menjë server konvergjent dhe dizajn të ruajtjes së të dhënave që përmirëson teknologjitë inteligjente solide të HP-së.

Analizat inteligjente dhe inteligjenca e ngarkesës u mundësojnë serverëve HP ProLiant Gen8 të adaptojnë në kohë reale dhe të optimizojnë performancën e sistemeve dhe efikasitetin.

Algoritmat unik HP Advanced Data Mirroring dhe inteligjent sigurojnë që të dhënat janë deri në 1000 herë më të sigurta, duke shpejtuar zhdërvjelltësinë e tepërt të disqeve të pavarura (RAID), inicializimin deri në 95%.
 
-          Optimizimi i Automatizuar i Energjisë – ofron gati dyfishin e kapacitetit kompjuterizim për watt dhe kursen 7 milion dollarë amerikanë në kosto të energjisë në një qendër tipike të të dhënave përgjatë tri viteve me serverë të energjisë efikase të HP ProLiant Gen8 dhe serverët e parë inteligjent industrial të cilët përmbajnë sensorë të integruar. HP 3-D Sea of Sensors automatizojnë menaxhimin e inventarit dhe në mënyrë të saktë gjurmojnë përdorimin e serverëve, duke lejuar administratorët që lehtazi të optimizojnë instalimin e ngarkesës së punës.

Serverët konkurrues detyrojnë organizatat që në mënyrë manuale të inventarizojnë, gjurmojnë dhe masin fuqinë dhe ftohjen. Kjo kërkon burime esktenzive, shkaktojnë rreziqe të defekteve për shkak të gabimeve të konfirguimit dhe nxisin kostot e energjisë.

-          Mbështetje dhe përkrahje proaktive – u mundëson klientëve të arrijnë një lëshim deri në 95% për herë të parë të normës së rezolucionit me HP Insight Online, portali më gjithëpërfshirës i industrisë i bazuar në sistemin e reve, menaxhimi i TI-së dhe portali i mbështetjes së personalizuar.

HP Insight Online është i integruar me teknologjitë inteligjente HP ProLiant Gen8, HP Insight Remote Support dhe shërbimet HP dhe u ofron klientëve një menaxhim konvergjent të serverëve dhe përvojë të mbështetjes përmes mbledhjes automatike të aseteve të serverëve, informatave shëndetësore, kontraktuale, garantuese dhe mbështetëse.

Të dhënat janë të disponueshme në mënyrë të sigurt çdo kund, në çdo kohë, duke u mundësuar klientëve të lejojnë qasje tek partnerët e autorizuar të HP-së përmes programit HP ServiceONE, duke mundësuar parandalim proaktiv të problemit përveç zgjidhjes së shpejtë.
 

Çmimet dhe disponueshmëria

Serverët HP ProLiant Gen8 janë të disponueshëm për klientët e hershëm sot.

Disponueshmëria e përgjithshme e serverëve HP ProLiant Gen8 përmes HP-së dhe partnerëve globalë nisë në mars dhe vazhdon gjatë tërë 2012. Kjo përfshin serverët HP ProLiant ML towers për zyrat e largëta dhe serverët e shumëfishtë HP ProLiant DL që ofrojnë një balanc të efikasitetit dhe performancës.

Gjithashtu të përfshirë janë edhe serverët blade HP ProLiant BL për infrastrukturë konvergjente të gatshme dhe serverë shkallar HP ProLiant SL të ndërtuar për ueb, sistem cloud dhe për mjedise masive.

Ngjarja premiere për klientët e HP-së, HP DISCOVER, do të mbahet më 4-7 qershor në Las Vegas.

 

Rreth HP

HP Krijon mundësi të reja për teknologjinë për të pasur ndikim kuptimplotë tek njerëzit, bizneset, qeveritë dhe shoqëria. Duke qenë kompania më e madhe e teknologjisë botërore, HP bashkon një portofolio që shtrihet nga printimi, kompjuterizmi personal, softueri, shërbimet dhe infrastruktura e TI-së në konvergjencë të sistemit cloud dhe të lidhshmërisë, duke krijuar përvoja të sigurta të vetëdijshme për kontekstin për një botë të lidhur.

Më shumë informata lidhur me HP (NYSE: HPQ) janë në dispozicion në http://www.hp.com.
   

Kontaktet editoriale

Dayna Fried, HP

+1 949 422 7206

dayna.fried@hp.com


Jeannine Kilbride

Burson-Marsteller for HP

+1 212 614 5128

jeannine.kilbride@bm.com

www.hp.com/go/newsroom

 


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008