| Shtuar me date:2012-02-20 15:59:36 TIRANË - 20 Shkurt 2012 - Stafi i pedagogëve, studentët dhe administrata e 11 universiteteve të vendit po votojnë sot për të zgjedhur rektorët, dekanët dhe drejtuesit e departamenteve.
Këshilli Kombëtar Studentor i bëri thirrje të gjithë studentëve të universiteteve publike të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin verdiktin e tyre përmes fuqisë votuese që ju jep ligji.
Ata u shprehën të vendosur të mos tolerojnë dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi në të gjithë vendin.
Në këtë garë do të përzgjidhen rektorët që do të drejtojnë për 4 vitet e ardhshme universitetet publike. Numri i zëvendësrektorëve do të jetë më i madh, pasi çdo universitet do të ketë dy të tillë. Në këto zgjedhje, do të votohet edhe për 60 dekanët e fakulteteve, rreth 250 shefa departamentesh.
Sipas rregullores, konsiderohet fitues në postin e autoriteteve drejtuese, ai kandidat që renditet i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33%.
Share on Facebook
|