njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Klinton, Thacit: Mbeshtesim Kosoven
Shtuar me date:2012-02-21 20:08:36

PRISHTINE - 21 shkurt 2012 ( REL ) - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka rikonfirmuar edhe njëherë se Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të pa rezervë nga Shtetet e Bashkuara, në implementimin e agjendës evro-atlantike.

Këto komente ajo i bëri gjatë bisedës së sotme telefonike me kryeministrin Hashim Thaçi, ka njoftuar kryeministria e Kosovës.

Zoti Thaçi ka kërkuar mbështetje, në mënyrë që Kosovës “t’i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian”.

Zonja Klinton i ka rikujtuar kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës, se SHBA-të asnjëherë nuk do t’i sugjeronte Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime, të cilat do t’i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet evro-atlantike, thuhet në kumtesë të kryeministrisë.

Poashtu, sekretarja Klinton e uroi zotin Thaçi me rastin e katërvjetorit të Republikës së Kosovës dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre viteve.


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008