njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Sot nis plotesimi i formularit A3, afati deri me 26 tetor
Shtuar me date:2009-10-21 13:17:54

TIRANË 21 Tetor (Alblink) – Qe nga dita e sotme te gjithe maturantet qe nuk kane fituar te drejten e studimit kane edhe nje mundesi tjeter, duke plotesuar Formularin A3, i cili ka afat deri me 26 tetor. Rreth 2257 kandidatë për studentë mund te nisin sot plotësimin e formularit, per tu bere pjese e kuotave qe jane ende te parealizuar në 11 universitetet shteterore ne te gjithe vendin. Formularet jane shperndare ne te gjitha Drejtorite Arsimore te vendin. Ministria e Arsimit iu ka bere thirrje te gjithe maturanteve qe nuk kane fituar nje dege te plotesojne formularin A3 brenda afatit te percaktuar ne rregullore. Në 30 nëntor Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas pikëve. Ndërsa Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, nga 31 tetori do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë.

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008