njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Zbulohet sekreti i Mona Lizės
Shtuar me date:2009-10-30 20:29:56

MADRID-30 tetor-(alblink)-A buzëqesh Mona Liza? Misteri i buzëqeshjes së Mona Lizës, veprës së famshme të Leonardo da Vincit, ndoshta po gjen rrugën e zgjidhjes.
Sipas dy studiuesve të Institutit të neuroshkencës në Alikante të Spanjës sekreti i kësaj buzëqeshje qëndron tek sytë e personit që e shikojnë, e saktësisht varet nga celulat që përbëjnë retinën e që transmetojnë informacione të ndryshme në tru.
Sipas Luis Martinez Otero e Diego Alonso Pablo, dy kërkuesit e këtij studimi, kush e vëzhgon nga afër këtë pikturë, në një dhomë ku ndriçimi është i ulët, arrin ta shikojë buzëqeshjen e Xhokondës.
Për spanjollin Otero kjo enigmë qe e vetëkërkuar nga Leonardo me qëllim komplikimin e vëmendjes së publikut.
"Për një nga veprat e tij - shprehet Otero -Leonardo da Vinci shkruan se po përpiqej të pikturonte shprehje dinamike të fytyrës, pasi kjo ishte ajo çka ai shihte në rrugë".  A. Kepi

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008