Ju prodhoni informacion, ne e shpërndajmë
Albania Newswire është një nga shërbimet e para dhe të vetmet të këtij lloji në Shqipëri,
ku biznesi, organizatat dhe institucionet mund të publikojnë në faqen e Alblinkut,
pa pagesë, njoftimet e tyre të shtypit, deklaratat,
ofertat dhe informacionet për produktet, shërbimet dhe aktivitetet që kryejnë.
Në kohën e sotme, kur promocioni dhe reklama po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, Albania Newswire është zgjidhja më pa kosto, pasi këtu paraqitet suksesi juaj dhe promovohen vlerat tuaja.
Përmes këtij shërbimi, Alblink vendos në komunikim të përditshëm grupet e caktuara të biznesit, organizatave dhe institucione; shqiptare apo të huaja, me komunitetin e madh të gazetarëve të mediave të ndryshme, ekspertëve të kompanive konsulente dhe njëkohësisht, edhe të partnerëve tuaj potencial.
Alblink është rruga më e thjeshtë për të përhapur informacionin tuaj.